Kosova
Haradinaj: Kufijtë me vendet fqinje i kemi, s’ka nevojë për kreativitet
Në konferencën e kryministrave të Ballkanit, Ramush Haradinaj kryeministri i Kosovës ka përmendur edhe temën e kufinjëve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i ka kufijtë e vet me të gjitha shtetet fqinje dhe si të tillë i respekton.
Këto komente ai i ka bërë në Durrës, duke folur në konferencën për gazetarë, pas takimit joformal të kryeministrave të rajonit.
“Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ne i respektojmë kufijtë tanë dhe nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri. I respektojmë kufijtë që i kemi”, tha Haradinaj.
Në këtë takim në Durrës, bashkëbiseduesit kanë folur kryesisht për çështje ekonomike dhe rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
I pranishëm ishte edhe Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











