Kosova
VIDEO: 15 ditë nën vëzhgim, pamje nga vendi ku u kap sasia e madhe e kokainës
Detaje të tjera pritet të jepen shumë shpejt nga Policia e Kosovës
Qindra kilogramë kokainë janë kapur në Lipjan të Kosovës pasditen e sotme, në një kamion që mbante produkte mishi.
Bahri Shala, kreu i Drejtorisë së Anti Drogës, tha për Top Channel se sasia e kapur e kokainës është 300-400 kilogramë.
Duke qenë se operacioni ishte në zhvillim, u raportua paraprakisht se sasia e kokainës ishte në masën 2.2 tonë. Vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit, në afërsi të stacionit të zjarrfikësve, përcjell albinfo.ch.
Kamioni i kuq me targë 01 263 ODME me këtë sasi kokaine ka qenë fillimisht në Durrës, duke kaluar përmes pikës kufitare të Vermicës, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i tij dhe kush fshihet pas kësaj sasie të madhe droge.
Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, ku pala shqiptare për 15 ditë e kishte mbajtur në vëzhgim që nga ardhja në portin e Durrësit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














