Kosova
Haradinaj: Kosova e Maqedonia, shembull për marrëdhënie të mira
“Kosova dhe Maqedonia janë shembull se si dy shtetet fqinje tregojnë marrëdhënie të mira dhe partneritet të mirë ekonomik dhe politik dhe ky shembull duhet të shërbejë edhe për vendet e tjera të rajonit"

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe tema të tjera të rëndësishme për të dyja vendet.
Haradinaj përshëndeti rekomandimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se kjo është e rëndësishme për perspektivën evropiane të rajonit.
Haradinaj e njoftoi kryetarin Thaçi për të arriturat në Kosovë, për rrugën integruese të Kosovës në BE dhe në NATO, duke theksuar se përkrahja e Maqedonisë në këto procese është e nevojshme për Kosovën.
“Kosova dhe Maqedonia janë shembull se si dy shtetet fqinje tregojnë marrëdhënie të mira dhe partneritet të mirë ekonomik dhe politik dhe ky shembull duhet të shërbejë edhe për vendet e tjera të rajonit, në mënyrë që në Ballkan të ketë paqe të qëndrueshme”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe angazhimin për marrëdhënie të mira bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar mundësinë e thellimit të raporteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz