Kosova
Haradinaj: Kosova e gatshme të jetë partner i NATO-s
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë takuar sot, ku kanë diskutuar pët gatishmërinë e Kosovës për ofrim të sigurisë në botë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur gjatë ditës së sotme në takim, Gjeneralin Joseph L. Lengyel, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është nder të ju kemi këtu. Ne ishim në Pentagon dhe jemi munduar ta shpjegojmë historinë tonë, të arriturat tona. Por, ardhja juaj në Kosovë është rast që Ju t’i shihni për së afërmi të arriturat tona. Kosova është partner i ShBA-ve”, tha Haradinaj.
Zyra për infomim e Kryeministrisë ka thënë se zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike ishin pjesë e diskutimit në këtë takim, shkruan Albinfo.ch.
Po ashtu kryeministri Haradinaj e njoftoi Gjeneralin Lengyel, për progresin që ka shënuar Republika e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për orientimin properëndimor dhe euroatlantik dhe për procesin e tranzicionit të FSK-së në Forcë të Armatosur.
“U jemi mirënjohës ShBA-ve për ndihmën e dhënë deri më tani në rrugën tonë drejt lirisë dhe në procesin e ndërtimit të paqes. Çka do që është arritur në Kosovë është një punë e përbashkët. Jemi optimist për të arriturat dhe për orientimin tonë” tha kryeministri Haradinaj.
Ai ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të ShBA-ve në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, transformim ky që do t’i kontribuonte stabilitetit në vend dhe rajon.
Po ashtu kryeministri Haradinaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale dhe multietnike ku janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe e gatshme që të jap kontributin e saj edhe në misione jashtë vendit.
Kosova është shtëpi e të gjithëve
“Ne kemi bërë punë të mirë brenda FSK-së duke përvetësuar standarde profesionale, duke i përfshirë minoritetet dhe duke bashkërenduar veprimet tona në partneritet me aleatët tanë”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova nga absorbuese e sigurisë tani është kthyer në faktor stabiliteti për siguri, duke qenë bashkëpunuese në të gjitha nismat rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme që të shndërrohet në ofruese e sigurisë në misionet e NATO-së në botë.
“Ne kemi punuar shumë që të arrijmë në këtë fazë, për të qenë të gatshëm të bëhemi partner dhe të krijojmë marrëdhënie bilaterale edhe në fushën e sigurisë”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.
Nga ana e tij, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneralin Joseph L. Lengyel, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës duke thënë se ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën.
Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj e nderoi Gjeneralin Lengyel me hartën e Kosovës, si shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij dhe SHBA-ve në proceset me interes për Kosovën.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












