Lajme
Haradinaj: I kuptueshëm frustrimi i Ramës, ia prisha planin serbomadh
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se e kupton frustrimin e tij, pasi ia ka prishur planin serbomadh.
Rama ka thënë se “Haradinaj me paturpësi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit”, derisa ka kritikuar vendimin e Haradinajt rreth taksës.
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj tutje uron që Kurti të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës.
“Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka thënë Haradinaj, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













