Kosova
Hapet Steak House në Vali Ranch Resort
Hapet Steak Hause në Vali Ranch Resort

I projektuar me një arkitekturë elegante në një hapësirë të bukur natyrore përreth tij, ky kompleks pallatesh, Vali Ranch të lë përshtypje edhe për shumëllojshmërinë e shërbimeve që ofron.
Zyrtarisht, sot, në Resortin gjigand Vali Ranch është bërë hapja e Steak House, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se hapjen solemne e kanë bërë Arta Haziri, drejtoreshë e këtij resorti dhe menaxheri Qazim Lecaj.
Në fjalën hyrëse, drejtoresha ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e këtij eventi, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në jetë.
Kujtojmë se Resorti “Vali Ranch” përfshin disa vila, restorante, shtigje kalërimi, minigolf, një hotel të rehatshëm, tani edhe Steak House, të gjitha këto, bashkë me mikpritjen edhe shërbimin me nivel, janë një nxitje për ta vizituar atë në çdo kohë.
“Vali Ranch, resort ky që ka filluar punën qysh në vitin 2006, si një restaurant i vogel që posedonte vetëm ranchin me kuaj, sot është kompani e madhe dhe një mini-qytezë e vogël me gjithë këto atraksione që ofron. Duke synuar gjithmonë majat, duke u munduar të sjellim inovacion dhe ide të reja në rrjetin turistik shqiptar dhe jo vetëm, Vali Ranch Resort ka arritur padyshim të jetë vendi i preferuar i të gjithëve” shprehet Arta Haziri.
Po ashtu ajo shprehet se “Ideja per t’a avancuar Steak House by Vali Ranch ishte pikërisht e pronarëve të këtij resorti gjigand, përkatësisht Znj. Sara Fetahi dhe Zotri Fehmi Fetahi, për arsyen e konstatimit të mungesës së këtij lloj restauranti me standarde të larta dhe ndoshta kërkesave të klientelës, që gjithmonë i marim për bazë dhe ja ku jemi. Nga sot mund të shijoni shumë lloje të mishërave, të punuara me delikatesë e cilësisht nga kuzhinierët tanë”, tha ajo. /Albinfo.ch



Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja Tre alpinistë lokalë, një çift tetëvjeçarësh 60 vjeç dhe vëllai i gruas 62-vjeç, vdiqën të dielën...
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?