Kuriozitete
Hamburgerë nga robotë, 400 për një orë
Fillimisht, bërja e hamburgerëve do të jetë një proces i ngadaltë. Aktualisht dy makineritë mund të prodhojnë deri në 120 në orë, por brenda shtatorit do ta shpejtojnë në 400 hamburgerë në orë
Më 27 qershor hap dyert për botën fast-food-i i parë që ofron hamburgerë të bërë nga robotët, përmes një linje prodhimi të detajuar. I ndodhur në San Francisco të SHBA-së, “Creator” do të ofrojë ato që mund të jenë hamburgerët më të freskët në botë.
Ushqimi përgatitet dhe gatuhet në një makineri që ka 20 kompjuterë, 350 censorë dhe 50 mekanizma lëvizës. Ai bën gjithçka që nga prerja dhe thekja e bukës e deri tek shtimi i erëzave dhe salcave, si dhe skuqjen e qofteve. Gjithçka ndodh brenda pesë minutash.
Mishi vjen direkt nga ferma, prandaj cilësohet si kaq i freskët, dhe përzgjidhet nga ingredientët më të mirë. Makineria gjithashtu ka pirgje me domate dhe sallata, tuba me erëza dhe salca. Hamburgeri pasi gatuhet shërbehet nga duart e një punonjësi tek klienti. Çmimi për këtë hamburger është vetëm 6 dollarë, shkruan “SCAN”.
Realizimi i këtij roboti është bërë i mundur nga një ekip prestigjioz inxhinierësh dhe dizajnerash nga Apple, Tesla, NASA dhe Disney. Ekipi përfshin edhe shefa nga restorante elitare, të cilët kanë krijuar recetat e hamburgerëve, përcjell albinfo.ch.
Plani i sipërmarrësit 33-vjeçar të kompanisë, Alex Vardakostas, është se makineritë mund të gatuajnë hamburgerë me eficiencë më të lartë se njerëzit dhe nuk paraqesin rreziqe shëndeti, si të qenit sëmurë me grip.
Në brendësi, restoranti paraqet një hapësirë shumë të madhe dhe ku mbizotëron ngjyra e bardhë.
Të vetmit punonjës që dallohen pranë makinerisë, përveç atij që zëvendëson ingredientët, janë ata që marrin porosinë në banak dhe ata që shërbejnë hamburgerët në fund.
“Creator” do të shërbejë fillimisht ditët e mërkura dhe të enjte, ndërsa klientët mund të prenotojnë përmes një sistemi online. Në shtator, “Creator” do të hapet për publikun e gjerë.
Fillimisht, bërja e hamburgerëve do të jetë një proces i ngadaltë. Aktualisht dy makineritë mund të prodhojnë deri në 120 në orë, por brenda shtatorit do ta shpejtojnë në 400 hamburgerë në orë.
Rrjetet e tjera të hamburgerëve shprehen kureshtar dhe të interesuar pas idesë së makinerive. Ato kanë dyshime mbi aftësinë e këtij roboti, por nëse rezulton i suksesshëm mund të reduktojë ndjeshëm kostot e punës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











