Kosova
Hajvalia organizon program kulturor për ta nderuar diasporën
Organizimeve mikpritëse për diasporën i është bashkuar edhe rinia e Hajvalisë në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Nën organizimin “Dashuri, mall e shpresë – Kontributi i mërgimtarëve tanë ndër vite”, rinia e Hajvalisë do të mirëpresë mërgimtarët, duke filluar nga data 1 gusht, në oborrin e shkollës “Shkëndija” në Hajvali.
Një ndër organizatorët, Burim Krasniqi, ka njoftuar për albinfo.ch se është hera e parë që në Hajvali po organizohet një aktivitet i tillë për nder të mërgimtarëve.
Krasniqi ka thënë se aktiviteti po ashtu do të shërbejë si mundësi për të shkëmbyer ide dhe përvoja mes të rinjve nga Kosova dhe diaspora.
“Do të jenë të ftuar mbarë mërgata pa dallim, e ideja dhe motivi i këtij organizimi është për të bashkuar mërgatën shqiptare nga gjithë bota, ku jetojnë, dhe për t’i falënderuar për të gjitha që kanë bërë për ne ndër vite nëpër kauza të ndryshme”, ka njoftuar Krasniqi.
Në kuadër të këtij programi, sipas organizatorëve, do të performojnë Ansambli i Valleve dhe Këngëve “Hajvalia”, Maki Maliqi, Meda, e Gold Ag.
Pos Burim Krasniqit, disa nga të rinjtë që po e organizojnë këtë program janë Xheladin Fazliu, Musa Kqiku, Fatbardha Fejzullahu, Lulzim Demaj, Dardan Ibrahimi e të tjerë.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










