Koronavirusi: çast pas çasti
Gruaja më e vjetër në Evropë, e mposht koronavirusin, ishte pa simptoma
Ajo ka qenë e izoluar nga banorët e tjerë, mirëpo nuk ka shfaqur simptoma
Personi më i vjetër në Evropë, murgesha franceze, Andre, e ka mposhtur sëmundjen Covid 19 dhe do të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë javë.
Lucile Randon, që ka marrë emrin Motra Andre kur i është bashkuar rregullit katolik më 1944, ka rezultuar pozitive në testet për koronavirus në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në Toulon në jug të Francës, më 16 janar. Ajo ka qenë e izoluar nga banorët tjerë, mirëpo nuk ka shfaqur simptoma.
E pyetur nëse ka qenë e frikësuar që është infektuar, Motra Andre i ka thënë televizionit francez, BFM se nuk ka qenë e frikësuar që mund të vdesë.
“Jam e lumtur që jam me ju, mirëpo do të doja të isha diku tjetër, t’i bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
David Tavella, zëdhënës për shtëpinë ku jeton ajo, ka thënë se ajo është mirë me shëndet. “Ne konsiderojmë se ajo është shëruar. Ajo është e qetë dhe mezi po pret të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë të enjte”.
Ai ka thënë se Motra Andre, e cila është e verbër, do të festojë ditëlindjen e saj me një grup të vogël të banorëve, për dallim nga e kaluara, meqë ekziston rreziku për infektim nga koronavirusi.
“Ajo ka qenë shumë me fat”, ka shtuar ai. Motra Andre, e cila ka lindur më 11 shkurt të vitit 1904, është gruaja e dytë më e vjetër në botë. Gruaja më e vjetër në botë është japonezja, Kane Tanaka, e cila ka festuar ditëlindjen e 118-të më 2 janar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












