Kosova
Grevë në Policinë e Kosovës
Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ të Policisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre, do të jenë në grevë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se kjo protestë do të ndikojë edhe në punën e Policisë së Kosovës, sipas të cilit nuk mund të funksionojnë pa këto dy grupe, përcjell albinfo.ch.
Zeqiri tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka tre muaj prej kur ka premtuar se do të rregullojë vlerën e koeficientit për punëtorët, tha Zeqiri për Kosovapress.
Sipas tij, numri i punëtorëve që do të protestojnë është rreth 100. Zeqiri tha se këtyre punëtorëve iu ka humbur durimi të presin më gjatë.
Ai në fund shtoi se me Ligjin e punës, zyrtarët policorë nuk kanë të drejtë të hyjnë në grevë. Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik prej 105 euro.
Megjithatë, më 7 prill Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për paga, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











