Lajme
Greqia ashpërson masat pas rritjes së rasteve me Covid-19
Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, ka detyruar Greqinë të ndërmarrë masa edhe më të rrepta. Teksa u bë e ditur se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë obligative edhe në muajin gusht.
Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile për Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias, tha se vendet e ngrënies, njerëzit me probleme mjekësore si vështirësi në frymëmarrje ose fëmijët nën 3 vjeç janë të përjashtuar nga përdorimi i maskës.
”Përgjegjësia personale ishte dhe është suksesi i fshehtë i Greqisë në këtë pandemi. Në këtë fazë të gjithë duhet të shfaqim të njëjtën përgjegjësi dhe vetëdije”, ka thënë Hardalias, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, kufizime dhe masa më të rrepta janë marrë për vizitat në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, për njerëzit në nevojë, qendrat e refugjatëve dhe spitalet.
Ceremonitë për ngjarje të shënuara familjare, siç janë pagëzimet, martesat dhe funeralet janë të kufizuara për 100 persona, duke mbajtur distancën sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











