Kosova
Grenell në Kosovë: Të hiqet tarifa
Ai gjithashtu ka kërkuar që edhe lobimi i Serbisë për heqjen e njohjeve të Kosovë të ndalohet.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha para gazetarëve se tarifa 100 për qind duhet të hiqet dhe po ashtu duhet të ndalet lobimi i Serbisë kundër Kosovës.
Grenell tha se duhet të mundësohet përparimi dhe zhvillimi ekonomik dhe se ky do të jetë mesazhi që do ta përcjellë edhe gjatë vizitës së tij në Beograd, që është planifikuar për të premten.
“I thashë zotëri Kurtit dhe do t’u them të gjithë politikanëve që i takoj këtu se nëse duan zhvillim ekonomik, taksa 100 % duhet të hiqet. Kjo është diçka e cila duhet të hiqet në të njëjtën kohë me kampanjën e çnjohjeve nga Serbia. Dhe, mendoj që të dyja këto duhet të hiqen në mënyrë që bizneset të lëvizin përpara. Mesazhin e njëjtë do ta barti edhe në Beograd, dua të shoh që po ecim përpara, dua të shoh se familjet e reja të kenë paga më të mira. Këtë mesazh e kam për juve sot këtu, e të njëjtin mesazh do ta përcjell edhe në Serbi”, u shpreh Grenell.
Kujtojmë se më 6 nëntor të vitit 2018, Qeveria në largim e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua më 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










