Shkurt.ch
Gratë paguhen 19% më pak se burrat, por nuk janë të diskriminuara!
Fajtorë janë: Përcaktimi i tyre për punë me orar të shkurtuar, mospërcaktimi i tyre për profesionet teknike etj.
Gratë në Zvicër paguhen mesatarisht 19 për qind më pak se burrat, por kjo nuk domethënë se ato janë të diskriminuara në punë ose të trajtuara në mënyrë të pabarabartë. Në këtë përfundim ka ardhur Avenir Suisse, një institucion liberal “think-tank”.
Sipas tij, fajtor për pagat mesatarisht më të ulëta të grave është përcaktimi i tyre për punë me orar të shkurtuar, evitimi i vendeve të punës që kërkojnë largim të madh nga vendbanimi dhe fleksibilitet të angazhimeve në punë, si dhe mospërcaktimi i tyre për profesionet teknike.
Për më tepër, bën të ditur Avenir Suisse në publikimin e tij të sotëm, ka tridhjet vjet që pagat e grave rriten më shumë në krahasim me ato të burrave.
Sipas këtij publikimi, gratë do të ndihmoheshin më së miri në sendërtimin e ambicieve të tyre profesionale nëse do t`u hiqeshin nga rruga barrierat që pengojnë angazhimin e tyre më të fuqishëm në profesion. Shumë gra me dëshirë do ta rrisnin orarin e punës nëse do të sigurohej një harmoni më e madhe në mes të profesionit dhe familjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









