E-Diaspora
Granit Xhaka: Forca Shqipëria
Graniti i ka dëshiruar vëllait të tij Taulantit dhe kombëtares shqiptare suksese në këtë ndeshje: ” I dëshiroj vëllait tim (v.j. Taulantit)dhe Kombëtares Shqiptare shumë suksese në përballjen me Serbinë
Granit Xhaka nesër në mbrëmje do të jetë në San Marino, ku skuadra zvicerane do të bëj të pamundëren për t’i fituar tri pikë, mirëpo futbollisti shqiptar edhe pse do të jetë i koncentruar për të fituar këtë takim, mendjen dhe zemrën do ta ketë tek përballja mes Shqipërisë e Serbisë.
Në një status në rrjetet sociale, Graniti i ka dëshiruar vëllait të tij Taulantit dhe kombëtares shqiptare suksese në këtë ndeshje: ” I dëshiroj vëllait tim (v.j. Taulantit)dhe Kombëtares Shqiptare shumë suksese në përballjen me Serbinë.
Shpresoj se do të fitojmë! Edhe pse jam larg, me zemër jam pranë jush. Forca Shqipëria!”, ka shkruar ai.
Futbollisti shqiptar i përfaqësueses zvicerane asnjëherë nuk i ka fshehur ndenjat e tij patriotike. Mbështetje e tij vjen në kohën e shumë mbështetësve tjerë shqiptarë anë e kënd botës që po i bëjnë futbollistëve të Kombtares së Shqipërisë të cilët do të zhvillojnë nesër në mbrëmje ndeshjen më të tensionuar dhe ndoshta më të vështirë në karrieren e tyre!
A.Gj.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










