Lajme
Google ul pagat e stafit që punojnë nga shtëpia
Pandemia bëri që punonjësve të Google-s në SHBA që zgjedhin të punojnë nga shtëpia do t’u ulet paga. Gjigandi i teknologjisë ka zhvilluar një kalkulator të pagesave që lejon punonjësit të shohin efektet e punës në distancë ose lëvizjen e zyrave, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, disa punonjësve në distancë, veçanërisht atyre me një udhëtim të gjatë, mund t’u shkurtohet paga pa ndryshuar adresën. Punonjësit në shumë biznese kanë vërtetuar se të punosh nga shtëpia është e zbatueshme gjatë pandemisë Covid.
Shumë kompani po shikojnë se si do të punojnë punonjësit, ndërsa pandemia po ikën, edhe pse SHBA vazhdon të luftojë variantin Delta të sëmundjes.
Kompanitë e mëdha të teknologjisë, përfshirë Microsoft, Facebook dhe Twitter, kanë ofruar më pak paga për punonjësit bazuar në vendet ku është më e lirë të jetosh. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














