Sport
Goli i Mehmedit e çon Zvicrën në finale
Me golin e Mehmedit, kombëtarja zvicerane U21 kualifikohet për finale dhe njëkohësisht edhe për Lojërat Olimpike
Në një ndeshje ku Zvicra ka dominuar gjatë tërë kohës dhe me disa shanse shumë të mira për gol, është dashur të pritej minuta e 114 për të parë shikuesit një gol të vetëm. Ishte lojtari shqiptar Admir Mehmedi ai që solli gëzimin te adhuruesit e kombëtares zvicerane U21.
Në ndeshje krahas Mehmedit e Shaqirit u angazhua (nga minuta 70) edhe Amir Abrashi.
Të tre lojtarët shqiptarë treguan angazhim dhe nivel të lartë. Kjo vlen sidomos për Shaqirin, i cili, ashtu siç dhe pritej nga ai, ishte gjatë gjithë kohës në qendër të zhvillimeve në fushë. Ai pati edhe disa shanse shumë të mira për të shënuar, por mbrojtja çeke ishte shumë solide dhe nuk arriti të shënonte.
Ishte sidomos minuta e 89 ajo kur Shaqiri e huqi një shans të mrekullueshëm.
Sidoqoftë, me golin e Mehmedit, kombëtarja zvicerane U21 kualifikohet për finale dhe njëkohësisht edhe për Lojërat Olimpike. Të përkujtojmë se Mehmedi, me dy golat e shënuar kundër Bjellorusisë ka qenë më meritori edhe për t`i siguruar Zvicrës gjysmëfinalen. Një gol ka shënuar edhe Shaqiri në ndeshjen e parë të kampionatit, kundër Danimarkës.
Të shtunën, në finale përfaqësuesja zvicerane takohet me atë spanjolle.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












