Shkurt.ch
Gjykata Federale vërteton dënimin e politikanit për kërcënim të myslimanëve
Kushdo që përmes tweeter-it përhap tekste me përmbajtje urrejtjeje nuk ka të drejtë që të mbështetet në të drejtën e lirisë së mendimit. Këtë qëndrim e ka shpallur sot Gjykata Federale e Zvicrës në një vendim gjyqësor të saj. Bëhet fjalë për vërtetimin e dënimit të shqiptuar më herët nga një gjykatë më e ulët për një politikan lokal të SVP-së.
Ky i fundit, përmes tweeterit kishte shkruar kështu: “mbase sërish na nevojitet një natë kristalesh. Küesaj here për xhamitë”. Me “natë kristalesh” kuptohet simbolikisht nisja e fushatës së shfarosjes së hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore në Gjermaninë e atëhershme naziste.
Gjykata Federale në arsyetimin e vendimit të saj shkruan veç tjerash se në rastin e përhapjes së lajmeve përmes tweeter-it nuk mund të bëhet fjalë për një “shprehje të pasherr”. Kjo sepse i dënuari me atë rast u ka mohuar myslmanëve të drejtën për ekzistencë dhe ka justifikuar krimet kundër njerëzimit.
Me këtë vendim, Gjykata Federale ka vërtetuar dënimin me gjobë prej 1800 frangash për politikanin e përmendur.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















