Integrimi
Gjykata Federale vendos për dëbimin e kosovarit: është dënuar 33 herë!
Nga viti 1996, A. ishte dënuar plot 33 herë. Kjo kishte ndodhur për deliktet si ato të trafikut, pastaj për drogë, lëshim në qarkullim të parave të falsifikuara dhe për prishje të rendit publik....
Pas një serie të gjatë të delikteve dhe 33 dënimeve, kosovarit të cilin gazeta e identifikon vetëm me inicialin A., Zyra për Migracion e Kantonit Aargau ia kishte hequr të drejtën e qëndrimit të përhershëm (Viza C), shkuan azonline.ch. Pasi kishte bërë ankesë në instancën më të lartë gjyqësore të vendit, në Gjykatën Federale me seli në Lozanë. Dhe kjo, në vendimin e saj të marrë më 2 shkurt ia ka kthyer përgjigjen negative: kosovari duhet ta lëshojë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, ai duhet të paguajë edhe shpenzimet procedurale të gjyqit në lartësi prej 2000 frangash.
Zyra për Migracion e Kantonit Aargau kishte marrë në nëntor 2014 vendimin e saj për t`ia hequr kosovarit vizën C. Mbështetja e saj për këtë veprim ishte mjaft bindëse: Përveç dënimeve të përmendura, atij i ishte tërhequr vërejtja dy herë nga autoritetet zvicerane për të huaj, duke e kërcënuar me dëbim. Kundër kësaj ai fillimisht ishte ankuar në Gjykatën Administrative të Kantonit. Ajo më 16 prill të vitit 2016 ia kishte kthyer përgjigjen negative. Dhe pastaj kosovari e kishte bërë edhe ankesën në Gjykatën Federale.
Nga viti 1996, A. ishte dënuar plot 33 herë. Kjo kishte ndodhur për deliktet si ato të trafikut, pastaj për drogë, lëshim në qarkullim të parave të falsifikuara dhe për prishje të rendit publik, përcjell albinfo.ch. Për të gjitha dënimet marrë së bashku atij i ishin shqiptuar 28 muaj burg, dënim me para prej 430 njësish ditore dhe gjobë prej 5510 frangash.
Më tutje ai është kapur dy herë me sasi të konsiderueshme të drogës dhe në bazë të kësaj, Gjykata e Qarkut e Horgenit e kishte dënuar atë me 16 muaj burg.
Por kjo nuk është e tëra: Ai akuzohej edhe për bishtnim sistematik të pagesë së tatimeve, faturave të sigurimit shëndetësor, gjobave dhe taksave gjyqësore. Kështu, deri në vitin 2014 ai kishte në kurriz plot 76 procedura përmbarimi (“Betreibung”) me vlerë të përbashkët prej 370 mijë frangash si dhe 100 procedura të hapura me vlerë prej 460.000 frangash.
Duke i marrë në konsideratë të gjitha këto dënime dhe bishtnime pagesash, Gjykata në Lozanë ka ardhur në përfundim se personi në fjalë karakterizohet nga një indiferencë sa i takon respektimit të rendit juridik të Zvicrës. nisur nga kjo, mbetja e mëtejshme e tij në Zvicër nuk është e arsyeshme ndërsa heqja e vizës C ka qenë veprim i drejtë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












