Integrimi
Gjykata Federale i jep edhe një shans shqiptarit të zhytur në borxhe
Gjykata Federale thotë se gjykata më e ulët nuk ka shpjeguar pse duhet t`i hiqet leja e qëndrimit shqiptarit nga Kosova që kishte rreth 115.000 franga borxhe
Në regjistrin e ekzekutimit të borxhit (në Zyrën e përmbarimit) të një sipërmarrësi të dështuar 52-vjeçar, figrojnë 24 vërtetime borxhesh të pashlyera që “peshojnë” gjithsej 115,000 franga.
Zyra e migracionit e Kantonit Thurgau që në vitin 2016 nuk kishte dashur t`i zgjaste lejen e qëndrimit shqiptarit nga Kosova për shkak të qasjes së tij ndaj borxheve, transmeton albinfo.ch.
Personi i lindur në vitin 1969, lejen e qëndrimit në Zvicër e ka marrë për herë të parë në vitin 1995, në saje të martesës me një bashkatdhetare me banim në Zvicër. Çifti ka katër fëmijë në moshë madhore.
Departamenti i Drejtësisë dhe Gjykata Administrative e kishin hedhur poshtë ankesën e kosovarit, shkruan tagblatt.ch.
Vendimin e kishin justifikuar me listën e gjatë të borxheve. Këtu renditen 24 certifikata humbjeje të pashlyera me një shumë totale mbi 115,000 franga. Dy nga kompanitë që ai themeloi në vitin 2009, kishin falimentuar.
Gjykata Administrative pati arritur në përfundimin se ankuesi nuk ishte i gatshëm të paguante. Rrethanë rënduese ishte fakti se bëhej fjalë për borxhe ndaj shtetit si taksat dhe sigurimi shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Me pagën e tij mujore prej 5200 frangash nuk është realiste që ai të mund të shlyejë borxhin, sipas gjykatës në fjalë.
Në vitin 2003 atij i ishte tërhequr vërejtja për menaxhimin e borxhit.
Gjykata Federale kritikon argumentimin e gjykatës më të ulët
Gjykata e Lartë Federale kohë më parë ia ka kthyer çështjen gjykatës më të ulët për sqarime të mëtejshme. Kjo e fundit nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme përse fajin e kishte vetëm borxhliu.
“Gjykata më e ulët konfirmon vullnetin, por nuk jep arsye të mjaftueshme”, shkruan Gjykata Federale.
Fakti nëse kosovari po përpiqet të ulë borxhet është gjithashtu me peshë, shprehet më tutje GJF. Pastaj ajo pyet nëse të akuzuarin e kanë këshilluar ose paralajmëruar se sjellja e tij është problematike nga pikëpamja e të drejtës së qëndrimit në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Edhe pse përmendet paralajmërimi i vitit 2003, nuk shpjegohet se deri në çfarë mase është ende relevant ky paralajmërim pas 18 vjetësh.
Kosovari ka marrë 20 padi penale ndër vite. Bëhej fjalë për shkelje si ajo e ndalimit të parkimit, mosvendosja e rripave, keqpërdorimi i kartave të identitetit dhe tabelave, kundërvajtja pronësore dhe marrja e mallrave të vjedhura, punësimi i të huajve pa leje, mosmbajtja e kontabilitetit dhe keqmenaxhimi.
Sipas Gjykatës Supreme Federale, gjykata më e ulët nuk ka shpjeguar pse duhet t`i hiqet atij leja e qëndrimit në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










