Lajme
Gjykata Federale dënon kosovarin me dëbim nga Zvicra, për grabitje me dhunë
Gjykata Federale konfirmon dënimin për grabitje. Akti i rëndë ka ndodhur në shtator 2018, në Schlieren, Kantoni i Cyrihut
Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator 2018: Një kosovar që kishte maskuar fytyrën me një bluzë – së bashku me një bashkëpunëtor tjetër të maskuar – kishte sulmuar një person të tretë. Ai thjesht donte të dilte nga makina e tij në një parking në Schlieren, kur dyshja e grabitësve e goditi atë në kokë, transmeton albinfo.ch. Qëllimi i tyre ishte grabitja e një çante krahu në makinë, që kishte para brenda.
Viktima është përpjekur më kot. Autorët kanë pasur edhe një thikë me vete – dhe e kanë goditur atë edhe me thikë. Më pas ata kanë marrë çantën e krahut dhe janë larguar.
Në nëntor të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Dietikon e ka dënuar kosovarin, që tani është rreth 50 vjeç, me një dënim të pjesshëm (pjesërisht me kusht) prej 30 muajsh burg, për grabitje. Ai duhej të mbante nëntë muaj burgim efektiv, ndërsa 21 muaj i janë dhënë me kusht, shkruan Limmattaler Zeitung. Pos dënimit në fjalë kosovarit iu shqiptua edhe masa siguruese, largim nga vendi për shtatë vjet. Dëbimi vlen për gjithë zonën Shengen.
I dënuari është ankuar, duke kërkuar pafajësi dhe heqjen e dëbimit nga vendi. Por Gjykata e Lartë (Kantinale) e Cyrihut vetëm sa ka konfirmuar vendimin e Dietikon, në procesin e përfunduar në maj të vitit 2022, përcjell albinfo.ch. Autori pastaj e ka çuar çështjen më tej në Gjykatën Federale , si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Kjo tani e ka refuzuar ankesën dhe së fundmi ka publikuar aktgjykimin e saj që është i njëjtë me atë të dy shkallëve më të ulëta.
Personi tashmë i dënuar kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 33 vjeçare, por edhe pas më shumë se 15 vitesh kishte njohuri modeste të gjuhës gjermane, thekson Gjykata Federale. Ai gjithashtu ka qenë pothuajse vazhdimisht i papunë, ka shumë borxhe dhe dy dënime të mëparshme nga viti 2009 dhe 2013. Me fjalë të tjera: ai nuk është as në aspektin social e as ekonomikisht i integruar në Zvicër.
Për shkak të katër fëmijëve të tij në Zvicër, lindi pyetja nëse tek rasti i tij mund të bëhej fjalë për të ashtuquajturin “rast vështirësie”, transmeton albinfo.ch. Por për Gjykatën e Qarkut dhe më pas edhe për gjykatën më të lartë çështja ishte e qartë: Për shkak të krimit të kryer, interesi publik i Zvicrës për dëbim tejkalon interesin personal të autorit për të mbetur në Zvicër. Sepse personi që ka kryer një grabitje është “një kërcënim serioz për sigurinë dhe rendin publik”. Gjykata Federale në këtë rast vetëm ka konfirmuar se: Ky vlerësim nga Gjykata e Qarkut Dietikon dhe Gjykata e Lartë e Cyrihut ishte i duhuri.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












