Shkurt.ch
Gjobë në vend të burgut për delikte të lehta
Për të gjitha shkeljet që do të hyjnë në kategorinë e delikteve të lehta, gjobat maksimale do të jenë 300 franga dhe ato duhen paguar në vendin e ngjarjes
Këshilli Federal sërish ka vendosur të bëjë një ndryshim në qasjen ndaj personave që kryejnë delikte të lehta. Në vend të procedurës së rregullt penale dhe dënimit me burg, ata duhet të dënohen me gjobë për shkelje rendi.
Ende nuk janë përkufizuar të gjitha deliktet që përfshihen në këtë rregullim të ri por siç thuhet nga një përfaqësues i Zyrës Federale për Drejtësi, bëhet fjalë kryesisht për shkelje të caktuara të ligjit mbi pyje ose për shpërfilljen e ndalesave për vozitje në vende të caktuara, shkruan sfr.ch Më tutje, këtu hyjnë edhe shitja e alkoolit personave të mitur, peshkimi në vendet dhe kohën kur është i ndaluar etj. Për të gjitha këto shkelje, gjobat maksimale do të jenë 300 franga dhe duhen paguar në vendin e ngjarjes. Rregulla të ngjashme janë tashme në fuqi në vendet fqinje të Zvicrës, si Gjermania, Franca dhe Austria.
Kërkesa për këtë ndryshim ka ardhur nga parlamenti, me argumentimin për thjeshtëzim të procedurave gjegjësisht për të zvogëluar burokracinë. Kjo qasje do të jetë më e thjeshtë edhe për vetë të dënuarit, pasi që me pagesën e gjobës shlyhet detyrimi i tyre. Por, këta nëse nuk pajtohen me pagesën e gjobës mund të kërkojnë procedurë të rregullt.
Gjobat do të shqiptohen nga policët por ata ende nuk janë të vendosur se si do të veprojnë.
Krahas përkrahjes, vendosja e gjobave në vend të dënimeve me burg për delikte të lehta ka nxitur edhe reagime. Disa studiues dhe ekspertë juridikë kanë shprehur shqetësimin se me këtë qasje do të favorizohen të pasurit, pasi që kështu ata mund të shkelin pa problem rregullat pasi që për ta nuk përbën ndonjë problem pagesa e gjobës prej jo më shumë se 300 frangash.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











