Kosova
Gjilani shpall ditë zie pas tragjedisë së rëndë të familjes Bllaca
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca
Është bërë e ditur se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, ai tha se me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për sot, si dhe do të vendosen flamujt në gjysmështizë, në të gjitha institucionet komunale.
Ndryshe, pas tragjedisë Gjilanin e kanë vizituar krerë institucionesh të rëndësishme të vendit, ndërsa njëjtë do të jetë edhe sot.
Fillimisht në ora 10:30, Haziri do të presë në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Ndërsa në 15:00, kreu i Gjilanit do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani.
Më pas, kryeparlamentarja Osmani do të mbajë fjalim para kuvendarëve të Gjilanit si dhe do të vizitojë shkollën fillore “Thimi Mitko”.
Ndërsa në orën 17:00 Haziri dhe Osmani do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










