Lajme
Gjiganti zviceran, “Roche”, 61.5 miliardë shitje, 14.1 miliardë fitim
Fitimi është rritur për 30 për qind, duke prekur shifrën e 14.1 miliardë frangave
Kompania e madhe farmaceutike e Zvicrës, Roche, me seli në Bazel, ka vazhduar të shënojë rritje edhe në vitin financiar 2019, shkruan srf.ch. Shitjet e saj janë rritur për tetë për qind, duke arritur në 61.5 miliardë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch. Fitimi është rritur për 30 për qind, duke prekur shifrën e 14.1 miliardë frangave.
Sipas njoftimit të bërë nga Roche, rritje ka shënuar para së gjithash shitja e disa produkteve më të reja si medikamenti kundër sklerozës së shumëfishtë (Multiples Sclerose) Ocrevus, agjenti imunoterapeutik Tecentriq dhe gjithashtu edhe medikamenti Hemlibra që përdoret për trajtimin e hemofilisë, përcjell albinfo.ch. Këto të gjitha kanë arritur statusin e “bestsellerëve” në vitin 2019, duke realizuar në disa raste edhe shitje prej më shumë se një miliard frangash.
Me shifrat e prezantuara, Roche ka përmbushur afërsisht pritjet mesatare të analistëve.
Roche është, krahas kompanisë Novartis, njëri nga dy gjigantët e industrisë farmaceutike të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Këto dy koncerne bëjnë pjesë po ashtu ndër më të mëdhatë dhe më të vlerësuarat edhe në ranglistat botërore.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












