Lajme
Zvicra miraton testet e “Roche”-s, me rezultat për 15 minuta
Ky test do të dalë në barnatore nga 7 prilli
Zvicra më në fund ka miratuar vetëtestet e koronavirusit, të bëra nga kompania zvicerane e farmacisë Roche, transmeton albinfo.ch.
Tani, vetëtestet – të cilat fillimisht ishin planifikuar të ishin në dispozicion në farmacitë zvicerane nga mesi i marsit – do të jenë në dispozicion të publikut të gjerë nga 7 prilli.
Vonesa ishte për shkak të shqetësimeve se testet mund të mos jenë mjaft të sakta, por autoritetet zvicerane tani thonë se janë të bindur.
Sidoqoftë, Swissmedic ka paralajmëruar që vetëtestet nga jashtë nuk duhet të përdoren, pasi ato mund të jenë jo të besueshme.
Banorët zviceranë kanë të drejtë për pesë teste falas në muaj.
Testet e shpejta ’përdorin një mostër nga pjesa e përparme e hundës në vend të laringut, duke i bërë ato më komode dhe më të lehta për t’u përdorur.
Rezultatet janë në dispozicion për 15 minuta, thuhet sipas Roche-s. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti fton diasporën të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës përmes diplomacisë qytetare Përmes një video-mesazhi kushtuar bashkatdhetarëve, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria që udhëheq...
-
Gjuha e arbëreshëve zyrtarizohet në shërbimet e gazetarisë në kanalet Rai Calabria
-
Cyrih: Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”
-
U mbajt simpoziumi shkencor në rastin e ditëlindjes së Skënderbeut
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme Austria përballet me mungesë punëtorësh, të Gjelbrit humbasin terren në garën zgjedhore në BE dhe lajme...
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
-
Zakonet austriake të të ngrënit, nga të cilat bota mund të mësojë
-
Si të martoheni në Austri si i huaj?