Lajme
Industria farmaceutike zvicerane, e alarmuar për ndërprerjen e negociatave me BE-në
Ndërprerja e bisedimeve është një goditje për degën farmaceutike zvicerane dhe kërkimet e tyre
Shoqata e kompanive farmaceutike zvicerane, e cila përfshin gjigantë të tillë, si Roche dhe Novartis, po i bën thirrje Këshillit Federal të rinisë negociatat me Brukselin, transmeton albinfo.ch.
Ndalja e bisedimeve është një goditje për degën farmaceutike zvicerane dhe kërkimet e lidhura me të, shkroi shoqata e industrisë Interpharma në një letër të hapur për qeverinë federale, botuar dje nga Neue Zürcher Zeitung.
Konkurrenca dhe fuqia e sektorit zviceran të farmaceutikës dhe kërkimit “janë të lidhura me vendosmëri” me BE-në, partneri i saj kryesor tregtar, ku industria eksporton 46 për qind të produkteve të saj, thuhet në letër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













