Lajme
Gjermanishtja nuk është gjuhë e parë tek çdo i pesti fëmijë kopshti
Është bërë e ditur se rreth 675.000 fëmijë kopshtesh jetojnë në Gjermani, në familje ku gjermanishtja nuk është gjuhë e parë, përcjell albibfo.ch.
Thuhet se Partia liberale, FDP, kërkon më shumë mjete për nxitjen e mësimit të gjuhës.
Në një përgjigje që Ministria Federale e Familjes i ka dhënë një kërkese të Partisë liberale gjermane, FDP, të publikuar nga agjencia epd të shtunën, shërbimi evangjelist i shtypit, thuhet se tek çdo i pesti fëmijë në Gjermani, flitet më shumë një gjuhë tjetër se gjermanishtja në shtëpi. Tek 3,2 milionë fëmijë kopshtesh në Gjermani në mars 2017 u regjistruan 675.000 fëmijë nga familje ku flitet pak gjermanisht. Kjo është një përqindje jo e vogël prej 21% dhe krahasuar me vitin 2017 dhe 2018 është rritur. Në landin Renani-Veriore Westfali përqindja e fëmijëve ku nuk flitet kryesisht gjermanisht është më e lartë se në nivelin mesatar federal me 27%. Në 167.800 familje flitet si gjuhë e parë një gjuhë tjetër dhe jo gjermanishtja, shkruan DW.
Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar liberal, Katja Suding, kërkoi më shumë impenjim për mësimin e gjuhës gjermane. Programi federal „Kopshte gjuhësore” është një element i rëndësishëm, por mjetet financiare të ofruara nuk janë të mjaftueshme, tha Suding për grupin mediatik, Funke. Ajo kërkon rritjen e financave në këtë drejtim nga viti i ardhshëm. Gjuha vendos se çfarë shansesh ka një fëmijë në jetë, theksoi Suding.
Pandemia e Coronës e ka vendosur para vështirësive mësimin e gjuhës për fëmijët e kopshteve, pranon Ministria Federale e Familjes. Sidomos mbyllja e kopshteve për shkak të pandemisë ka kufizuar shumë mundësi të mësimit të gjuhës. Tani po zhvillohen koncepte të reja që marrin parasysh kushtet e pandemisë, shkruhet në njoftimin e epd.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










