Lajme
Gjermania ul TVSH-në e gazit, pas paketës së ndihmës 200 miliardë euro për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë
Në ndihmë të konsumatorit: Gjermania ul TVSH-në e gazit
Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind, për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024.
Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për gazin. Votave të maxhorancës së koalicionit tripartiak të qendrës së majtë iu shtuan edhe votat e grupeve parlamentare CDU/CSU dhe AfD. Vetëm e Majta abstenoi.
“Ne përdorim fuqinë tonë ekonomike për të mbrojtur prosperitetin e vendit tonë”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner. Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron të shkundë ekonomitë e vendeve perëndimore me një “luftë energjetike”, në mënyrë që t’i dobësojë ato nga brenda. “Putini do të dështojë me këtë qëllim”, tha ministri i Financave.
Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ngrohjet qendrore, me të cilat furnizohet një pjesë e mirë e apartamenteve në Gjermani.
“Shteti nuk duhet të jetë përfitues nga çmimet e rritura të energjisë”, tha Lindner, duke shpjeguar pse ai po i qëndronte uljes së tatimeve. Por ai kujtoi se edhe me këtë ulje, çmimet e gazit dhe të energjisë do të vijojnë të rëndojnë xhepin e konsumatorëve. “Ulja e taksës së shitjes për gazin është e saktë”, tha eksperti i ekonomisë i CDU-së, Mathias Middelberg, në debat. Megjithatë, do të kishte qenë më mirë sikur koalicioni “të kishte arritur më herët në këtë konstatim”, shtoi ai.
Middelberg kritikoi gjithashtu faktin se paketa prej 200 miliardë eurosh e planifikuar tani nga qeveria deri tani nuk është tjetër vetëm një borxh. Mbetet plotësisht e paqartë “çfarë doni të financoni me të”, tha politikani konservator.
Folësit nga SPD dhe të Gjelbërit hodhën poshtë akuzat. Politikania e të Gjelbërve, Katharina Beck, theksoi se ulja e taksave duhet parë “si pjesë e një koncepti më të madh”. Kjo përfshin gjithashtu heqjen e fitimeve të tepërta nga kompanitë energjetike, e cila është duke u negociuar aktualisht në Bruksel.
Qeveria gjermane bëri të njohur të enjten se do të vërë në dispozicion 200 miliardë euro për të zbutur efektet ekonomike dhe sociale të rritjes së çmimit të energjisë. Një komision ekspertësh aktualisht po shqyrton se çfarë masash do të merren konkretisht. Rezultatet do të prezantohen në mes të tetorit. DW
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












