Lajme
Gjermania shënon rekord të rasteve me Covid
Mësohet se Gjermania të enjten regjistroi shifrën më të lartë ditore të personave me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, me 33.949 raste të reja, pikërisht në ditën kur pritet të takohen ministrat rajonalë të shëndetësisë.
Shifra ditore e infeksioneve besohet se është rritur nga një festë publike në disa pjesë të Gjermanisë të hënën, që e ka shtyrë grumbullimin e të dhënave. Rekordi i mëparshëm i rasteve në Gjermani ishte shënuar më 18 dhjetor të vitit të kaluar, me 33.777 të infektuar.
Helge Braun, shef i stafit të kancelares në largim, Angela Merkel, tha se shtetet gjermane duhet të bëjnë progres më të shpejtë në vaksinimin e personave të moshuar me dozën përforcuese, shkruan Reuters.
Deri të mërkurën vetëm 6.7 për qind e personave mbi moshën 60-vjeçare në Gjermani e kanë marrë dozën përforcuese, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”, organ që merret me raportimin e rasteve me Covid-19 në Gjermani.
Personat e moshuar janë gjithashtu më të rrezikuar për të përfunduar në spital shkaku i infektimit me koronavirus. Shifra mesatare e personave të hospitalizuar për 100.000 banorë të mërkurën ishte 3.62, ndërsa në fillim të tetorit ky numër ishte vetëm 1.65.
Ndryshe, disa shtete evropiane kanë raportuar rritje të numrit të rasteve në javët e fundit, duke nxitur debat nëse duhet kthyer masat kufizuese dhe si të binden më shumë njerëz për t’u vaksinuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike Spitali Whittington dhuron manuale për trajtimin e gjendjeve kritike Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë... -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë,
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













