Lajme
Gjermania pret që vaksina e Johnson & Johnson të arrijë në mes ose fund të prillit
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha të premten se Gjermania do të duhet të presë deri në mes ose fund të prillit për vaksinën e sapo aprovuar Johnson & Johnson të koronavirusit, duke shtuar se BE po pyet kompaninë për vonesat, përcjell albinfo.ch
Vaksina Covid e Johnson & Johnson të enjten u bë vaksina e katërt që autorizohet për përdorim në Bashkimin Evropian.
Megjithatë Spahn paralajmëroi se Gjermania do të duhet të presë të paktën një muaj tjetër për të marrë dozat e para nga firma amerikane, pasi Berlini përmendi çështjet e prodhimit dhe hezitimin e SHBA-së për të eksportuar vaksinat.
“Ne kemi një autorizim evropian, por dërgesat do të jenë aty vetëm nga mesi deri në fund të prillit”, tha ministri në një konferencë shtypi javore në Berlin.
Ai shtoi se Komisioni Evropian ishte në bisedime me kompaninë mbi problemin.
“Ne bëmë një paradhënie prej 300 milion euro për prodhim dhe nënshkruam një kontratë në tetor, kështu që natyrisht duhet të pyesim se çfarë ka ndodhur”, tha ai, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











