Lajme
Gjermania përgatitet të transportojë miliona vaksina Covid
Shpërndarja e vaksinave, së shpejti në gjithë botën
Si një varg vaksinash Covid-19 pranë aprovimit, stafi i Aeroportit të Frankfurtit po përgatitet për të trajtuar sfidën e paparë logjistike të transportimit të miliona dozave të shpëtimit të jetës në gjithë botën, transmeton albinfo.ch.
Frankfurti është qendra më e madhe e Evropës për transportimin e mallrave farmaceutike dhe do të jetë thelbësore për suksesin e vaksinimit të miliona njerëzve kundër koronavirusit.
“Stresi po rritet tani që po hyjmë në fazën “e nxehtë “, i tha AFP Karin Krestan, drejtoresha e operacioneve të Lufthansa Cargo gjatë një turneu në terminalin e kontrolluar “Cargo Cool Center”.
Krestan, e cila përdor aftësitë e saj si një ish-infermiere, është e sigurt që ekipi i saj është i gatshëm për këtë detyrë. “Proceset janë krijuar, ne jemi shumë të sigurt dhe ndihemi të përgatitur mirë”, tha ajo.
Në fakt, Max Philipp Conrady, shefi i infrastrukturës së mallrave në Fraport, i tha AFP: “Ne kemi qenë të gatshëm që nga gushti”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











