Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania mbështet ekonominë me 130 miliardë euro
Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021
Drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës në Gjermani CDU, CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë stimuluese shumëmiliardëshe për të nxitur përsëri ekonominë pas krizës së virusit Corona.
Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021. 120 miliardë euro nga kjo paketë vihen në dispozicion nga qeveria federale, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Drejtuesit e koalicionit qeveritar diskutuan për këtë paketë të madhe stimuluese dy ditë me radhë. Merkel tha se ne do të përpiqemi të dalim të fortë nga situata jashtëzakonisht e vështirë së bashku. Sipërmarrja hekurodhore gjermane “Deutsche Bahn” do të marrë miliarda euro ndihmë financiare nga qeveria federale për shkak të mungesës së të ardhurave gjatë krizës së Coronës. Konkretisht kjo do të thotë që qeveria federale do të vërë në dispozicion të Deutsche Bahn pesë miliardë euro. Ndihma prej 2.5 miliardë eurosh janë planifikuar gjithashtu për transportin publik lokal.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












