Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania ia dhuron Shqipërisë 10 respiratorë
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme i kanë dhuruar Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhjetë respiratorë, njofton albinfo.ch.
Ambasadori Peter Zing shprehet i lumtur që e bëri një dorëzim të tillë.
Njoftimi i plotë:
Së bashku kundër virusit Corona: dorëzohen 10 respiratorë
Paraditen e sotme Ambasadori Peter Zingraf i dorëzoi Spitalit Universitar „Shefqet Ndroqi“ në Tiranë, në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhjetë aparate respiratorë.
“Pandemia Covid-19 na ka vendosur përpara sfidash të mëdha në nivel global. Asnjë vend nuk ka mbetur i paprekur. Bashkimi Evropian ka dëshmuar që qëndron në mënyrë solidare në krah të Shqipërisë. Gjermania ka mbështetur deri më tani grupe vulnerabël në një situatë të vështirë. Krahas kësaj me fonde të tjera ndihmojmë përmes KfW-së dhe GIZ-së në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë.
Kam kënaqësinë, që sot të dorëzoj këta dhjetë respiratorë të cilësisë më të lartë. Por, po aq qartë them: dëshiroj që askush të mos jetë i varur prej një aparati të tillë. Dhe për këtë duhet të japim kontributin tonë çdo ditë, që Corona të mos përhapet më tej në Shqipëri”, u shpreh Ambasadori Zingraf gjatë dorëzimit të respiratorëve. Krahas kësaj, ai falënderoi personelin shëndetësor të spitalit për angazhimin e tyre të palodhur.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









