Lajme
Gjermania deklarohet rreth dëmshpërblimit që po kërkon Polonia
Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë deklaroi sërish, në një koment mbi detajet e notës së fundit diplomatike të Polonisë për dëmshpërblimet për pushtimin e saj gjatë luftës nga Gjermania, se tema është një çështje e mbyllur për qeverinë gjermane.
Ministria e Jashtme polake tha dje në një deklaratë se ”në notën diplomatike dërguar Republikës Federale të Gjermanisë për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga Gjermania si rezultat i agresionit dhe pushtimit të saj në 1939-1945, Republika e Polonisë kërkon kompensim për humbjet materiale dhe jomateriale që arrijnë në 1,32 trilionë euro”.
Polonia kërkon gjithashtu që ”Gjermania të kompensojë viktimat e agresionit dhe pushtimit gjerman, si dhe familjet e tyre, për humbjet dhe dëmet e pësuar” dhe ”të marrë masa sistematike për kthimin e pasurive kulturore të sekuestruara Polonisë dhe që aktualisht ndodhen në territorin gjerman”.
E pyetur nga agjencia polake e lajmeve, PAP për të komentuar detajet e notës, Ministria e Jashtme gjermane tha se “çështja e reparacioneve të luftës nga pikëpamja e qeverisë federale është e mbyllur”.
”Qëndrimi i paraqitur nga Ministrja Federale e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e mbajtur më 4 tetor në Varshavë, gjatë një konference me kreun e diplomacisë polake, Zbigniew Rau, mbetet i vlefshëm”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Federale.
Më 1 shtator, qeveria polake paraqiti një raport gjithëpërfshirës që detajonte humbjet materiale të pësuar nga Polonia gjatë luftës, së bashku me një zotim për të kërkuar para nga Gjermania për dëmshpërblime.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











