Lajme
Gjermani: Rritet numri i rasteve të falsifikimit të parave
Në Gjermani janë shtuar falsifikimet e parave. Më së shumti janë hasur kartëmonedhat prej 200 dhe 500 eurosh.
Dëmi i shkaktuar prej 2.9 milionë eurosh në vetëm gjashtë muaj e ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit të kaluar (2.7 milionë euro), njoftoi Bundesbank, përcjell albinfo.ch.
Policia gjermane, shitësit me pakicë dhe bankat tërhoqën nga qarkullimi 26.690 kartëmonedha të falsifikuara midis janarit dhe qershorit të vitit 2023.
Hera e fundit që u regjistrua një numër më i madh falsifikimesh ishte në gjysmën e parë të vitit 2020, kur në qarkullim janë kapur 34.118 kartëmonedha të falsifikuara, shkruan DW. Falsifikimi i kartëmonedhave 200 euro në numrin e përgjithshëm të falsifikimit ka një rritje prej 15%, ndërsa numri i kartëmonedhave të falsifikuara 500 euro pothuajse u katërfishua, nga 554 në 2.178 copë.
“Unë nuk do të flisja për ndonjë tendencë në këtë moment. Megjithatë, ne i ndjekim këto dukuri me shumë kujdes”, tha anëtari i Bordit të Bundesbank, Burkhard Balz, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve dpa, shkruan DW.
Bundesbank thotë se kartëmonedha 50 euro është ende kartëmonedha më e falsifikuar, e cila përbën pothuajse 40% të të gjitha falsifikimeve të parave në Gjermani. Ndërsa 20% të falsifikimeve në gjysmën e parë të vitit ishin kartëmonedha 20 euro.
Cilësia e kartëmonedhave 200 dhe 500 euro nuk është dhe aq e mirë. Ato ngjajnë me faturat e thjeshta “Movie Money” ose “Prop copy” që mund të gjenden në internet si para për lojëra ose rekuizita filmash, thotë Balz. Sipas policisë, në disa raste me kartëmonedha të tilla janë paguar bizhuteri, flori, ora luksoze dhe makina të shtrenjta, përcjell albinfo.ch.
“Pavarësisht rritjes së numrit të këtyre kartëmonedhave me rreth dhjetë për qind, situata me falsifikimin në thelb nuk ka ndryshuar shumë”, thotë Balz, shkruan DW.
Sipas tij, në Gjermani ka ende një rrezik të ulët kur bëhet fjalë për mashtrimet e kartëmonedhave false. Shikuar nga të dhënat statistikore, në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar vetëm gjashtë kartëmonedha të falsifikuara për 10 mijë banorë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













