Kosova
Gjermani: Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar nga Kosova

Pasditen e sotme në Gjermani është plagosur një 55-vjeçar shqiptar nga Kosova.
Mediat gjermane raportojnë se rasti ka ndodhur në Dolgenseestrasse në Berlin, ku personi në fjalë është qëlluar teksa po lëvizte me një makinë tip “Audi”.
Mësohet se autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, 55-vjeçari nga Kosova është qëlluar me plumb në shpatull. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, në momentin e atentatit nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e shqiptarit.
Policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj