Lajme
Gjermani: Inflacioni gjatë shtatorit, vetëm 1.6 për qind
Inflacioni mesatar në shtator në Gjermani ka qenë vetëm 1.6% që është inflacioni më u ulët që nga shkurti i vitit 2021, e në uljen e inflacionit më së shumti ka ndikuar ulja e çmimeve të energjisë. Sipas Entit të Statistikave, inflacioni ka rënë edhe në krahasim me gushtin, sepse në gusht norma e inflacionit ishte 1.9 për qind. Më së shumti janë rritur çmimet e shërbimeve me një mesatare prej 3.8 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur mesatarisht me 1.6 për qind.
Ekspertët parashikojnë se ulja e inflacionit do të vazhdojë edhe më tutje. Në raportin e tyre të vjeshtës të botuar së fundmi, institutet kryesore ekonomike në Gjermani kanë vlerësuar se çmimet e konsumit do të rriten me 2.2 për qind për vitin aktual, pra për vitin 2024. Ndërsa inflacioni në vitin e kaluar ka qenë 5.9 për qind.
Në vitin 2025 pritet një inflacion prej rreth 2.0 për qind, vlerësojnë ekspertët dhe shtojnë se inflacioni më nuk është një nga kërcënimet më të rëndësishme për ekonominë gjermane.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











