Lajme
Gjermani: Disa njerëz po mbahen peng në një farmaci në Karlsruhes
Policia e qytetit Karlsruhe, në jugperëndim të Gjermanisë bëjnë me dije se janë duke trajtuar një operacion të gjerë në një situatë pengmarrjeje.
Gazeta gjermane Bild shkruan se operacioni ka filluar që nga ora 16:30 kur policia ka marrë informacionin. Autoritetet kanë njoftuar se personat e marrë peng nuk janë lënduar. Numri i saktë i pengjeve e as të dyshuarve nuk është bërë i ditur. Më herët, policia kishte bërë të ditur se ka arritur të kontaktojë një person të dyshuar.
Stuttgarter Zeitung raporton se është një i dyshuar që kërkon një milion euro shpërblim për të liruar pengjet. Tutje sipas mediumit banorët thonë se kanë dëgjuar të shtëna. Forcat e policisë kanë rrethuar zonën. Një shkollë po ashtu është hapur për të akomoduar personat që nuk mund të kalojnë rrugën për të shkuar në shtëpi dhe çdo organizim i paraparë është ndërprerë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











