Lajme
Gjermani: Arrestohet predikuesi salafist Abdul Alim Hamza, pritet të debohet në Kosovë
Sipas raportimeve të mediave gjermane, është arrestuar predikuesi salafist Abdul Alim Hamza. Ai është në paraburgim dhe pritet të dëbohet në Kosovë.
Pas sulmit në Solingen dhe tentativës për sulm në Mynih, qeveria gjermane ka njoftuar se do të marrë veprime më të ashpra. Sipas raportimeve të mediave, Abdul Alim Hamza, i njohur si predikues i rrezikshëm i islamit, është marrë në paraburgim në pritje të dëbimit, transmeton albinfo.at.
34-vjeçari, një predikues salafist, thuhet se ka kontakte me radikalët islamikë.
Sipas një raportimi të “Bild”, Abdul Alim Hamza u arrestua të martën në Bon.
Shtetasi kosovar me emrin e luftës Abdul Alim Hamza, në fakt quhet Leonis Hamza. Atij i pëlqen të ketë foto në rrjetet sociale me personazhe të të quajtur si të rrezikshëm, Arafat Abou-Chaker. Sipas gazetës gjermane Bild, ai është i lindur më 1990 në Pejë dhe jetonte në Bon, përcjell albinfo.at.
Që nga janari 2022 thuhet se ai ka përhapur informata tendecioze islamike dhe për këtë ka qenë nën vezhgimin e autoriteteve gjermane.
Në qytetin perëndimor gjerman të Bonit, Abdul Alim Hamza ishte imam në një xhami që agjencia e sigurimit e konsideron si një “vend takimi salafist”. Ai ka kontakte me selafistët e njohur, si: Ibrahim El-Azzazi, Abu Dunja dhe Pierre Vogel.
Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Pierre Vogel, alias Abu Hamza, ka qenë “një nga aktorët më të rritur salafistë në Gjermani për 15 vjet”. Vogel thuhet se ka luajtur indirekt një rol kyç në sulmin e nxitur në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, sepse i dyshuari për terrorizëm Beran A., gjithashtu sipas mediave gjermane, është radikalizuar nga përmbajtja e Vogel.
Akuza është drejtuar kundër tij, si shkelje e rendit demokratik, me dhjetë faqe tekst dhe për këtë ia mundësojnë autoritetet që të fluturojë për në Kosovë me ndalesë për shtetetet Shëngen.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











