Bota
Gjermani: 70 përqind e gjithë pensionisteve punojnë, sepse kanë nevojë për para
Shumë seniorë gjermane tentojnë të punojnë në tre vitet e para pas pensionit. Shumica e bëjnë këtë me dëshirë, por disa tjerë edhe për nevoja financiare, shkruan magazina më e madhe gjermane “Der Spiegel”.
Ata ndjejnë kënaqësi nga puna, ku fitojnë kontakte me persona tjerë: 90 përqind e të gjithë pensionistëve gjermane kërkojnë të vijojnë punën për shkak të kësaj arsyeje.
Çdo i katërti pensionist fillon punën në tre vitet e para pas pensionit të tij. Kjo bëhet e ditur nga anketa institutit gjerman IAB e publikuar të martën, përcjell albinfo.ch. Te gratë kjo përqindje është 31 përqind, te burrat 28 përqind.
Rreth 70 përqind e gjithë grave punojnë për shkak se kanë nevojë edhe për para. Te burrat kjo përqindje është vetëm 53 përqind. Kjo vjen si pasojë e pensioneve më të vogla te gratë, për shkak se kanë punuar më pak – duke ju përkushtuar familjes.
Studimi ka ardhur pas anketimit të rreth 1000 burrave dhe grave të moshës nga 58 deri 69 vjeç, të cilët minimalisht kishin marrë pension tre vjet.
Se vazhdimi i punës nuk ka të bëjë vetëm me përfitimin material, këtë e thotë përfundimi vijues: te pensionistët që marrin 1000 euro në muaj, vijojnë punën 29 përqind të grave dhe 26 përqind të burrave; kurse te pensionistët që marrin sëpaku 2500 eur, vijojnë punën 60 përqind të burrave dhe grave.
Te burrat vlen si vijon: sa më të arsimuar janë, aq më tepër angazhohen me punë pas pensionit.
“Politika dhe kompanitë duhet të krijojnë rregulla më fleksibile dhe të pranuara, ashtë që dëshirat e punësimit fitimprurës të realizohen më mirë në moshën e pensionit “, thotë në fund studimi i IAB.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










