Bota
Gjermanët janë krenarë me politikanët e tyre, në vendin e parë Merkel, më pas Schmidt
49 përqind e të pyeturve kanë përmendur politikanë në përzgjedhjen e tyre. Si sportist më i vlerësuar në anketë shfaqet Joachim Löw me tre përqind, kurse si shkrimtar dhe shkencëtar shfaqet Johann Wolfgang von Goethe dhe Albert Einstein, secili me dy përqind.
Kur bëhet fjalë për personalitetet historike, gjermanët janë krenarë me politikanët e tyre – kështu ndodh edhe me kancelaren e tanishme Angela Merkel, e cila gëzon popullaritetin më të madh mes gjermanëve, shkruan konservatorja gjermane WELT AM SONNTAG.
Anketa është kryer në fund të korrikut 2018 dhe pjesë e saj kanë qenë 1047 persona. Atyrë u është kërkuar të përzgjedhin tre personaliteteve nga fusha të ndryshme (politikë, shkencë, sport dhe kulturë), të cilët në të kaluarën i kanë bërë krenarë. Në krye të ranglistës është Angela Merkel, ku është përmendur nga 16 përqind e të gjithë anketuarve. Menjëherë pas saj, ndodhet politikani i majtë Helmut Schmidt (SPD) me 11 përqind, ndërsa më pas ndodhen Willy Brandt (SPD) dhe Helmut Kohl (CDU), secili me 6 përqind. Të gjithë përveç Merkelit, kanë ndërruar jetë. Lista ndiqet me Frank-Walter Steinmeier pesë përqind dhe Konrad Adenauer (CDU) me katër përqind, përcjell albinfo.ch.
49 përqind e të pyeturve kanë përmendur politikanë në përzgjedhjen e tyre. Si sportist më i vlerësuar në anketë shfaqet Joachim Löw me tre përqind, kurse si shkrimtar dhe shkencëtar shfaqet Johann Wolfgang von Goethe dhe Albert Einstein, secili me dy përqind.
Në pyetjen se cili qytet i bën më krenarë gjermanët, vendin e parë e zë Berlini, ndërsa më pas Mynihu.
E njëjta pyetje është parashtruar për firmat, ku dominojnë fabrikat e automobilave. Mercedes ndodhet në vendin e parë me 17 përqind, ndjekur nga Volksëagen (16 përqind) dhe BMW (11).
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











