Lajme
Gjeneva bëhet kantoni zviceran me ligjin më të ashpër kundër duhanit
Në Kantonin e Gjenevës duhani do të ndalohet në vende dhe objekte publike si stacionet e autobusëve, shkollat, këndet e lojërave dhe qendrat sportive
Parlamenti i Kantonit të Gjenevës ka miratuar sot një ndryshim në ligj, përmes të cilit ashpësohen me të madhe masat kundër pirjes së duhanit.
Vendimi është marrë me 63 vota pro, vetëm 4 vota kundër dhe 9 abstenime, shkruan sda.ch.
Ky ndryshim në ligj synon të mbrojë popullsinë, veçanërisht të rinjtë, nga ekspozimi ndaj duhanit, është shprehur deputeti i MCG-së, Sandro Pistis.
Kështu, tani në Gjenevë, masat kundër pirjes së duhanit janë më të rreptat në të gjithë Zvicrën.
Duhanpirësit në kantonin e Gjenevës duhet të durojnë pa tymin e duhanit në zona të hapura për publikun, transmeton albinfo.ch. Këtu përfshihen të gjitha qendrat e trajnimit, shkollat, kopshtet dhe këndet e lojërave. Objektet sportive si pishinat, fushat e futbollit dhe tribunat si dhe sheshet e patinazhit në akull janë gjithashtu të prekura nga ky vendim. Pirja e duhanit gjithashtu nuk do të lejohet më në kampe ditore dhe pushimi dhe as në stacionet e transportit publik.
“Pionierë në Zvicër”
Pamja e njerëzve që pinë duhan ose e bishtave të cigareve në tokë mund t’i joshë të rinjtë të fillojnë të pinë duhan, ka thënë deputetja e PS-së, Jennifer Conti, duke prezantuar projektligjin. Disa vende, duke përfshirë Francën, Spanjën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, kanë krijuar tashmë zona publike në natyrë, pa duhan. “Me këtë tekst kantoni i Gjenevës po bëhet pionier në Zvicër”, është shprehur deputetja.
“Ky projektligj është inovativ” ka theksuar përgjegjësi kantonal për shëndetësi, Mauro Poggia (MCG). Megjithatë, ai nuk ka përjashtuar që disa dispozita, si ndalimi i duhanit në stacionet e autobusëve, mund të kundërshtohen në gjykatë.
Në Zvicër, ligji federal kundër pirjes së duhanit pasiv është në fuqi që nga viti 2010. Ndër të tjera, ai ndalon pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura nëse në to ka qasje për publikun ose shërbejnë si vend pune për disa persona, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, kantonet mund të miratojnë rregulla më të rrepta, që nuk i parasheh ligji federal.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













