Kosova
Gjenerali i KFOR-it takohet me Thaçin, Haradinajn e Jevtiqin
Admirali James Foggo është takuar sot me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Dalibor Jevtiq.
Liderët kanë diskutuar për gjendjen aktuale të vend, në veçanti për misionin e KFOR-it të për të siguruar mjedis dhe lëvizje të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjatë vizitës admirali Foggo ka diskutuar edhe për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Foggo i ka rikujtuar Thaçit dhe Haradinajt se sekretari gjeneral dhe Këshilli i Atlantikut Verior vazhdimisht kanë thënë se çdo ndryshim në mandatin e FSK-së do të thotë që NATO duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të saj me FSK-në, shkruan Kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
Kjo punë po zhvillohet tani në Bruksel.
Foggo deklaroi se pret që kalimi i FSK-së të jetë progresiv, transparent dhe gjithëpërfshirës dhe të jetë e koordinuar mirë me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai shtoi nevojën që aktivitetet e FSK-së t’u përmbahen kufizimeve të përcaktuara nga Thaçi në vitin 2013, ku ai deklaroi se FSK-ja nuk do të vepronte në veri të Kosovës pa pajtim me KFOR-in.
Foggo nënvizoi se të gjitha palët e interesuara e kuptojnë se Njësiti Special i Policisë së Kosovës nuk janë pjesë e FSK-së dhe se institucionet në Kosovë, duhet të demonstrojnë ndryshimin. Së fundi, kur KFOR-it i afrohet përvjetori i 20, Foggo tha se KFOR ka për qëllim të nderojë ata punëtorë të NATO-s që dhanë jetën e tyre në mbështetje të një mjedisi të sigurt.
NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











