Gjendet në pyll një kolonel i vrarë zviceran
Megjithëse ende mungojnë indikacionet e sakta, konsiderohet se ushtaraku ka vrarë veten
Në një pyll në kantonin e Lucernit është gjetur trupi i pajetë i një burri. Më vonë u konstatua se fjala është për një oficer të ushtrisë ë Zvicrës me gradën e kolonelit, njoftojnë mediet zvicerane.
Megjithëse ende mungojnë indikacionet e sakta, konsiderohet se ushtaraku ka vrarë veten.
Blick.ch njofton se nuk është gjetur ndonjë letër lamtumire e tij që do të udhëzonte në një vetëvrasje. Koloneli i armatës së Zvicrës ka qenë i martuar dhe prind, por, sipas asaj që duhet aktualisht, nuk ka pasur motive të natyrës familjare që do ta çonin në vetëvrasje.
Ai ishte ngritur vetëm pak kohë më parë në gradën e kolonelit.
Ushtria Zvicerane nuk ka dashur të prononcohej lidhur me rastin e vdekjes së eprorit të saj. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist ka thënë se nuk marrim qëndrim rreth një vrasjeje që nuk ka ndodhur gjatë kohës së shërbimit.
Ndërkohë, po vazhdojnë hetimet për të gjetur nëse koloneli ka vrarë veten me armën e shërbimit ose jo.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










