Shkurt.ch
Gjenden të vrarë burrë e grua dhe një fëmijë 4 vjeçar
Medie të ndryshme shkruajnë se fëmija ishte nipi i gruas tashmë të vrarë ndërsa vrasësi është kryefamiljari 77 vjeçar
Në një banesë në qytetin Spreitenbach (Kantoni Aargau) sot në mëngjes janë gjetur trupat e pajetë të dy të rriturve dhe një fëmije. Siç bën të ditur policia, fjala është për viktima të një akti kriminal, vrasjeje të trefishtë, shkruan sda.ch.
Në mesin e viktimave është një çift, burri 77 dhe gruaja 55 vjeçare si dhe një djalë i vogël 4 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Çifti jetonte në banesën në fjalë ndërsa fëmija ishte nga rrethi familjar i çiftit.
Medie të ndryshme shkruajnë se fëmija ishte nipi i gruas tashmë të vrarë ndërsa vrasësi është kryefamiljari 77 vjeçar. Po ashtu ato shkruajnë se vrasja e fëmijës dhe gruas është bërë me thikë, duke i therur në qafë.
Burri 77 vjeçar ka qenë shtetas zviceran ndërsa gruaja dhe fëmija, me shtetësi peruane.
Bazuar në gjendjen aktuale të informacioneve që ka policia, në këtë krim nuk ka pjesëmarrës tjerë. Ndërsa në banesë është gjetur një armë zjarri.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










