Lajme
Gjenden dy fëmijë të vdekur në banesë, arrestohet e ëma, e dyshuar për vrasjen
Nëna e dy fëmijëve është e dyshuar për ushtrim dhune dhe është arrestuar. Prokuroria publike dhe policia kanë filluar menjëherë hetimet
Në një banesë në Gerlafingen, Kantoni i Solothurnit, policia ka gjetur të shtunën në mëngjes dy fëmijë të pajetë, të moshës shkollore.
Besohet se ata kanë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Kryerësja e dyshuar, nëna e fëmijëve është arrestuar, shkruan sda.ch. Njoftohet se raporti është marrë nga policia e kantonit të Solothurnit në orën 9:20 të mëngjesit.
Disa patrulla dhe një ambulancë kanë shkuar menjëherë në pronën në fjalë në Gerlafingen, transmeton albinfo.ch. Nisur nga situata që policia ka hasur në vend e ngjarjes si dhe nga hetimet fillestare, mund të supozohet një krim i dhunshëm.
Prokuroria publike dhe policia kanë filluar menjëherë hetimet. Policia e Kantonit ka deklaruar se nformacione të mëtejshme nuk është e mundur të jepen për momentin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












