Shkurt.ch
Gjen në garazh piktura me vlerë prej 30 milionë dollarësh
Vetëm pasi ka filluar ta pastrojë garazhin ai kishte hasur në pasurinë e madhe. Bëhet fjalë për 70 mijë vepra të ndryshme që së bashku kushtojnë 30 milionë dollarë
Ndodh edhe kjo: “fle” mbi pasurinë shumëmilionëshe dhe nuk është i vetëdishëm për këtë. kështu i ka ndodhru një qytetari në afërsi të Nju Jorkut, i cili në garazhin e tij ka zbuluar piktura që kushtojnë 30 milionë dollarë. Siç njofton “ABC News” e të premtes, amerikani e kishte blerë atë garazh së bashku me shtëpizën e pushimeve në Long Island që nga viti 2007.
Për të dyja bashkë me truallin ai atëbotë kishte paguar 300 mijë dollarë. Por, vetëm pasi ka filluar ta pastrojë dhe rregullojë atë, ai kishte hasur në pasurinë e madhe. Bëhet fjalë për 70 mijë vepra të ndryshme që së bashku kushtojnë 30 milionë dollarë.
Veprat i takonin piktorit të ndjerë ekspresionist amerikan Arthur Pinaijan. Piktori është bërë i njohur vetëm pasi që pronari i ri i garazhit i kishte gjetur punimet e tij. Ndërsa vlerësimi i veprës nga profesionistët ka zgjatur deri më tash. Kjo dhe është arsyeja përse lajmi për këtë zbulim ka pritur deri të premten publikimin. Dhe, vlerësuesit e kanë krahasuar veprën e tij me atë të piktorëve të mëdhenj si Cesan e Gogaine me shokë!
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











