Tematike
Gjatë festës mbyllen (pothuaj) të gjitha shitoret në Zvicër: Ja ku mund të blini
Shumica e madhe e dyqaneve do të jenë të mbyllura gjatë pushimeve, me disa përjashtime të pakëta
Në gjithë Zvicrën shitoret sot duhet të mbyllen në orën 19 të mbrëmjes së Krishtlindjes për shkak të masave të Koronës. Shumica e madhe e dyqaneve do të jenë gjithashtu të mbyllura edhe gjatë pushimeve, me disa përjashtime të pakëta. Në vazhdim, një përmbledhje e bërë nga 20minuten.ch për kufizimet dhe për mundësitë e blerjes gjatë ditëve në vijim.
Siç dihet, masat e reja për të luftuar pandeminë e koronës, në Zvicër do të zbatohen deri më 22 janar 2021, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, ndër të tjera, shumica e dyqaneve duhet të mbyllen në orën 19 në prag të Krishtlindjes dhe më pas të qëndrojnë të mbyllura edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes.
Për më tepër pikat e shitjes të Coop dhe Migros në shumë vende më 24 dhjetor (sot) mbyllen madje edhe para orës së paraparë zyrtare: shumica e filialeve të Coop-it për shembull, sot do të jenë të mbyllura nga ora 17 pasdite. Dyqanet e Migros-it në qytete më të vogla mbyllen në orën 16.
Sidoqoftë, të dy kompanitë e përmendura të shitjes me pakicë i kanë të hapura lokalet deri në orën 19:00 në vendet shumë të frekuentuara si stacioni kryesor i trenit i Cyrihut ose stacioni i trenit i Bernës.
Ndërmarrja Lidl mbyll pothuajse të gjitha degët më 24 dhjetor në orën 17, duke marrë parasysh nevojat e punonjësve të vet. Ngjashëm është edhe në Aldi: Shumica e filialeve mbyllin dyert në orën 17.00.
Ndërkaq, më 25 dhjetor, (pothuajse) të gjitha dyqanet në Zvicër do të jenë të mbyllura. Por orari ndryshon të nesërmen, më 26 dhjetor, kur filialet e Migros-it dhe të Coop-it do të jenë të hapura, për shembull, në Freiburg dhe Wallis, përcjell albinfo.ch. Sepse 26 dhjetori nuk njihet ligjërisht si festë publike në të gjitha kantonet.
Kujdes: Ora e ndalimit vlen edhe për dyqanet e pompave të benzinës!
Nëse e keni lënë që gjatë festave të blini në ndonjë stacion karburanti në rast urgjence, fatkeqësisht nuk do të merrni asgjë. Sepse midis orës 19.00 të mbrëmjes dhe asaj 6 të mëngjesit, të dielën ashtu sikur edhe më 25 dhe 26 dhjetor, atje mund të blihen vetëm karburante.
Por edhe këtu ka një përjashtim: Ai vlen për dyqanet e karburanteve në kantonet e Fribourg, Neuchâtel, Vaud dhe Valis si dhe në Principatën e Lihtenshtajnit. Masat e koronës atje nuk zbatohen për shkak të një rezolute kantonale. Në këtë mënyrë, 63 dyqane të Coop Pronto dhe disa të Migrolino-s në këto kantone (dhe në Lihtenshtajn) do të jenë të hapura po ashtu edhe nga 25 deri më 27 dhjetor.
Furrat e bukës do të jenë të hapura
Megjithatë, edhe ata që kanë harruar të mbushin me kohë frigoriferin nuk rrezikohen të vdesin nga uria gjatë festave: Përveç në stendat ose kioskat për ushqim të shpejtë “take away”, ju gjithashtu mund të blini edhe në furra: Ato lejohen të ofrojnë gamën e plotë të prodhimit të tyre edhe të dielave dhe festave, transmeton albinfo.ch. Kushti i vetëm për këtë është që ato të gjenerojnë dy të tretat e shitjes ë tyre nga pjekurinat dhe ëmbëlsirat.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









