Gjashtëmujori i parë me 1.2 milionë turistë në Shqipëri

Ministria e Turizmit publikoi shifrat për gjashtëmujorin e parë të vitit, ku deri tani Shqipëria është vizituar nga 1.2 milionë turistë

Problemet politike dhe situata e paqëndrueshme në vendet arabe kanë sjellë një rritje të numrit të tursitëve në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit.

Zyrtarë të Shoqatës Shqiptare të Operatorëve Turistikë, kanë thënë se kjo rritje është pasojë e promovimit të mirë të vendit, por edhe për shkak të problemeve që po përjetojnë vendet e ndryshme arabe, si Libia, Egjipti e po ashtu edhe kriza dhe protestat në Greqi.