Kosova
Gërvalla: “Ballkani i hapur” dhe Asociacioni i komunave serbe, të papranueshme
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja kosovare e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se iniciativa “Ballkani i hapur” dhe Asociacioni i komunave me popullatë shumicë serbe janë të papranueshme për qeverinë e saj, pasi, siç thotë, janë të dëmshme për shtetin.
Në fjalimin e saj para Komisionit për eurointegrime pranë Kuvendit të Kosovës, Gërvalla porositi se marrëveshja për formimin e iniciativës, e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në negociatat me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, nuk do të zbatohet.
“Vendimet në të kaluarën janë marrë me lehtësim të madh. ‘Ballkani i hapur’ dhe iniciativa janë dy tema, të cilat i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Pohojmë se janë të dëmshme dhe do të punojmë që t’ua sqarojmë këtë atyre, të cilët na dëshirojnë të mirën. Iniciativa do të krijojë një Bosnjë të dytë në Kosovë. Nuk dëshirojmë të paralizohemi si Bosnja, nuk e kemi atë luks që të realizojmë marrëveshje të dëmshme”, deklaroi Gërvalla.
Paraprakisht, edhe zëvendëskryeministri i dytë, negociatori kryesor në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, në intervistë për një medium të vendit po ashtu paralajmëroi se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk do të formojë Asociacionin e komunave serbe, ndërsa presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, tha se do të mund të formohet asociacion që “do të ketë kompetenca më së shumti sa një organizatë joqeveritare”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi Familjarë të Sadik Durakut nga Kosova, i ndaluar në Serbi qysh më 17 prill, thonë se...
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Gjenevë
-
Ardon Jashari largohet përfundimisht nga Lucerni
-
Liverpuli kërkon mbrojtësin shqiptar që luan në Gjermani
-
Berlin
Ansambli “Shota” fiton çmim në Karnavalin e Kulturave 2024 në Berlin
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi