Kosova
Gërvalla: Ambasadorët e rinj do të emërohen javët në vijim
Gërvalla: Do të bëjmë reforma në shërbimin diplomatik
Në një pronocim për media, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik, përcjell albinfo.ch.
Gërvalla në një konferencë për media deklaroi se presidentja Vjosa Osmani ka miratuar dekretet për lirimin e ambasadorëve politikë gjatë ditës së djeshme, transmeton Telegrafi.
“Ministria Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka propozuar presidentes të miratojë dekretet për lirim nga detyra të gjithë ambasadorët të emëruar politikisht. Presidentja Osmani dje ka nxjerrë dekretet duke vepruar në përputhje me propozimin. Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht është bërë në frymën e programit qeverisës të miratuar, ku parasheh reformimin e shërbimit diplomatikë të Republikës së Kosovës”, theksoi ajo.
Po ashtu, Gërvalla tha se do të vazhdojnë edhe me vendime e tjera sa i përket shërbimit diplomatik, teksa bëri të ditur se përzgjedhje e ambasadorëve të rinj do të bëhet javëve në vazhdim.
“Në javët në vijim do të bëhet përzgjedhje e ambasadorëve të rinj, si dhe do të vazhdojë reforma. Reforma është e vonuar, kjo po përgatitet në mënyrë serioze”, deklaroi ajo.
Ministrja falënderoi të gjithë ambasadorët politikë për punën që kanë bërë.
Emrat e 12 ambasadorëve që kanë qenë të emëruar politikisht, e që pritet të lirohen nga detyra:
- Beqë Cufaj – Gjermani
- Nait Hasani – Shqipëri
- Arbër Vllahiu – Çeki
- Lirim Grejqevci – Holandë
- Shpend Kallaba – Hungari
- Gezim Kasapolli – Kroaci
- Avni Kastrati – Slloveni
- Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut
- Hajdin Abazi – Australi
- Ylber Hysa – Mali i Zi
- Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe
- Amir Ahmeti – Katar
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












